Fieri nën “pushtetin” e flakëve! Disa vatra zjarri aktive, Zjarri në Patos jashtë kontrollit, digjet nënstacioni elektrik
Nje nder ditet me te veshtira per efektivet zjarrfikes te qarkut Fier per vitin 2023 mund te konsiderohet kjo e sotmja ku qe nga mesdita jane shenuar mbi 11 vatra zjarri aktive paralele.
Vatra me problematike eshte konsideruar ajo e Darezezes ku flaket te favorizuara nga era e forte jane perhapur me shpejtesi duke perfshire edhe pyllin me pisha ku eshte kerkuar edhe nderhyrja nga ajri. Nje tjeter vater aktive problematike eshte shenuar ne Ndernenas te Libofshes ku flaket i jane afruar nje stalle bagetish.
Vatra te tjera jane aktivizuar ne lagjen “ 1 Maji ne Fier” prane varrezave te deshmoreve ku eshte rrezikuar edhe nje banese, ne Peshtan , ne Lagjen Afrim, ne afersi te Vajkanit , nderkohe qe aktualisht ne bashkine Fier jane dy vatra aktive te veshtira per tu neutralizuar jo vetem per shkak te erresires por edhe per shkak te terrenit te veshtire, nderkohe qe e gjitha vemendja tashme eshte perqendruar ne bashkine Patos , me konkretisht ne fshatin Margllic, ku po luftohet me zjarrin i cili ka marre permasa te medha.
Ne terren ndodhen forcat zjarrfikese te Patosit, Fierit , Rroskovecit , kompanise Albpetrol te cilat po punojne ne disa drejtime per te mbrojtur vecanerisht zonat e banuara ndersa jane kerkuar perforcime edhe nga Lushnja , Vlora dhe Berati.
Nderkohe policia e shtetit ka derguar efektive te shumte te Forcave te nderhyrjes se shpejte ndersa edhe banore te zones jane angazhuar me mjete rrethanore per fikjen e zjarrit.
E teksa flaket vijojne te perhapen duke e bere situaten kritike eshte arrestuar edhe autori i zjarrvenies , nje 72- vjecar me iniciale H. L i cili ka ndezur zjarr per te djegur barerat por flaket kane dale jashte kontrollit duke djegur nje siperfaqe te konsiderueshme me ullinj e peme frutore ndersa eshte rrezikuar edhe nenstacioni elektrik i Patosit ku si mase sigurie OShE ka vendosur stakimin e energjise.
Banoret nga ana e tyre teper te alarmuar nga kjo situate jane shprehur se fale nderhyrjes se shpejte te sherbimeve zjarrfikese eshte bere i mundur neutralizimi i flakeve prane banesave dhe prane puseve te naftes .