AKTUALITETEKONOMIFIERI YNË TV

Fieri, qarku me prodhimin më të lartë të drithërave, 176.584 tonë përgjatë vitit 2023

Qarku i Fierit prodhoi sasinë më të madhe të drithërave përgjatë vitit 2023.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i drithërave në vitin 2023 është 701.314 tonë, ndërsa qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889
tonë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas INSTAT-it, në vitin 2023, prodhimi i patates është 274.188 tonë, duke shënuar një rritje me 4,38 %, në krahasim me vitin 2022.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 68.428 tonë, Fieri me 53.583 tonë dhe Elbasani me 29.265 tonë.

Reklama në FieriWeb

Rritja e lehtë e prodhimit të drithërave gjatë vitit 2023 lidhet me fillimin e një prirjeje të fermerëve shqiptarë për të kultivuar grurë, pas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar të grurit dhe të miellit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Specialistët e bujqësisë  thonë se kushtet për rritjen e sipërfaqeve të kultivimit, sidomos me grurë dhe misër, janë mjaft të favorshme në disa zona të vendit.

Fieri, qarku me prodhimin më të lartë të drithërave

Related Articles

Back to top button