AKTUALITETKRONIKË

Finalizohet operacioni “Kredia” në Fier/ Arrestohen dy persona për mashtrim me karta identiteti për kredi

Operacioni i koduar “Kredia”, i finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Fier, çoi në arrestimin e dy shtetasve, A. H. dhe F. S., të cilët akuzohen për mashtrim. Sipas hetimeve, ata iu merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe i përdornin për të aplikuar për kredi. Hetimi vijon për të zbuluar nëse ka edhe raste të tjera të mashtrimit. Gjatë operacionit, u sekuestruan celularë, para dhe fatura, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni polior i koduar “Kredia”.

Iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button