Finalizohet operacioni “Tabacchino” në Vlorë, goditen rastet e shpërndarjes së drogës dhe kontrabandës me mallra

Vlorë – Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tabacchino”, duke goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas:
• D. B., 40 vjeç
• K. V., 44 vjeç
• A. T., 39 vjeç
(të tre banues në Vlorë)
Gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara si të kontrabanduara.
Hetimet paraprake treguan se të dyqanet ishin përshtatur për fshehjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Vlorës vijon punën për goditjen e veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.