AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Finalizohet Operacioni “The Robber” nga Policia e Fierit dhe Sarandës: Kapet 24-vjeçari që Vodhi Dy Automjete

Në një operacion të koduar “The Robber”, Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka përfunduar hetimet pas një jave me metoda speciale. Një 24-vjeçar, Markos Berberaj, banues në Fier, është arrestuar pasi ka vjedhur dhe tentuar të shesë dy automjete.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Pas një kallëzimi nga një shtetase që kishte humbur automjetin që kishte në përdorim, Policia e Fierit nisi hetimet nën drejtimin e Prokurorisë. Nga veprimet hetimore rezultoi se M.B. kishte vjedhur një automjet dhe e kishte shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e kishte marrë me qira në Fier me qëllim për ta shitur në Sarandë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia arriti ta kapë në flagrancë në momentin që po përpiqej të shiste automjetin në një servis në Sarandë dhe e arrestoi atë. Dy automjetet e vjedhura u sekuestruan dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit 🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve 👮️🤝🙍️

Related Articles

Back to top button