AKTUALITETRAJONISTAR CHANNEL

Firmoset marrëveshja për pikat kufitare, lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hedhur një tjetër hap drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Dibër, ministrat e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare. Ky sistem synon që kontrolli kufitar të kryhet me një ndalesë të vetme, duke reduktuar kohën e pritjes dhe procedurat burokratike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas ministrit Lamallari, marrëveshja do ta bëjë kalimin kufitar më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt, duke krijuar njëkohësisht më shumë lehtësi për qytetarët, bizneset dhe sektorin e turizmit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Autoritetet vlerësojnë se zbatimi i sistemit me një ndalesë do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Reklama në FieriWeb

“Sot hodhëm një tjetër hap konkret drejt afrimit të qytetarëve tanë dhe forcimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministrat e Punëve të Brendshme, për sistemin me një ndalesë në Pikat Kufitare, kufiri mes dy vendeve tona bëhet më i shpejtë, më efikas dhe më i sigurt. Më pak pritje, më pak burokraci dhe më shumë mundësi për qytetarët, biznesin e turizmin”, shkruan ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button