AKTUALITETBOTA

Fituesi llotarisë 22 mln paundë gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Skoci


Në vitin 1995, Paul Maddison dhe ortaku tij i biznesit Mark Gardiner fituan xhekpotin 22.5 milionë paundë dhe fitimet e llotarisë i ndanë mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dyshja kishin një kompani xhamash në Hastings, pranë Londrës por pas fitores Paul vendosi të shkonte në Perth në Skoci për të jetuar pranë motrës së tij Annie.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për fat të keq Paul, ashti si shumë fitues të tjerë llotarish u përfshi nga telashe të pasurisë së papritur, dhe pak më vonë gruaja e tij Ruth e la. Paul më pas pajtoi pastruesen Evelyn McGillivary për shtëpinë e re në Skoci dhe rrjedhimisht u martua me të në vitin 1997.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Megjithëse preferonte stilin e tërhequr të jetesës larg zhurmës e vëmendjes, burri bëri një shpenzim ekstravagant duke blerë kështjellën skoceze Robgill Tower në Dumfriesshire për 750,000 paundë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rrjeti Daily Record shkruan se Paul vendosi të blinte kështjellën kur bashkë me Evelyn kishin kaluar pranë saj me furgonin e tyre. Ai rrjedhimisht nxorri përsëri në shitje kështjellën por është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fillim të viti në moshën 73 vjeçare.

Bashkëshortja e dyte e Maddison, Evelyn kishte vdekur disa muaj para tij, ndërsa burri i u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Perthshire ku jetonte vetëm.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndërsa ortaku i tij Gardiner, me 11 milionët e tij raportohet se ka blerë një shtëpi në Barbados, dy klube futbolli dhe dhurata për miqtë e tij.

Më vonë ai ankohej se nuk kontaktonte me miqtë që i kishte mbushur me dhurata, dhe se nganjëherë e mallkonte fitoren e llotarisë.

Ai tha për rrjetin The Sun: “Shpenzova £500,000 duke blerë shtëpi për miqtë e mi, por a janë më miqtë e mi ata, harroje. Asnjë s’më flet më. Nuk e di si është puna me këta njerëz”.

Related Articles

Back to top button