AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në ceremoninë e nisjes së studimeve Bachelor “Siguria dhe Hetimi”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së fillimit të studimeve Bachelor “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë.

Në fjalën e tij, Hita vlerësoi zgjedhjen e maturantëve për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e brezit të ri në modernizimin dhe rritjen e besimit të qytetarëve te Policia.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai bëri me dije se gjatë tri viteve të fundit, që prej hapjes së dyerve të Akademisë për maturantët, interesi ka qenë i lartë dhe se këtë vit, pas një procesi konkurrues dhe transparent, 390 maturantë kanë nisur studimet në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”.

“Policisë së Shtetit i duhet brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re, komponentë që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te Policia”, u shpreh Hita.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu zhvillimin e Akademisë së Sigurisë, duke theksuar bashkëpunimin e saj me akademi prestigjioze në rajon, Evropë dhe SHBA, si dhe përmirësimin e ambienteve, laboratorëve dhe literaturës në funksion të procesit akademik.

Hita u ndal edhe te rrugëtimi i tij profesional, duke kujtuar se është shkolluar në të njëjtat ambiente, por në një periudhë kur kushtet ishin shumë më të kufizuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai u përcolli studentëve mesazhin se profesioni i policit nuk është thjesht një vend pune, por një mision që kërkon dije, përgatitje, disiplinë, vullnet dhe përkushtim.

“Pas tri vitesh do të jeni oficerë të Policisë së Shtetit, një titull që ju jep privilegjin, por mbi të gjitha përgjegjësinë, për t’iu shërbyer qytetarëve, sigurisë dhe vendit.”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm garantoi se Akademia e Sigurisë do të vijojë të jetë në vëmendjen e tij dhe i ftoi studentët të komunikojnë për çdo shqetësim apo ide për përmirësimin e procesit.

“Mos harroni përgjegjësinë që keni marrë mbi vete dhe përkushtimin që duhet të keni për të dalë sa më të aftë nga ky fakultet, për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe atdheut!”, u shpreh Hita.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button