ART & KULTURFIERI YNË TV

”Fjala Poetike 2024” Shkrimtari fierak Fatmir Gjata, merr çmimin e dytë.


Është mbyllur me 16 fitues konkursi gjithëshqiptarë, “Fjala Poetike 2024”, sponsorizuar nga rrjeti i tregtisë me shumicë, “Klisenko”, me administrator, Azem Tahiraj. Me pjesëmarrjen e 837 konkurrentëve, dhe tre jurive të pavarura, 100 më të mirët e të mirëve, janë mbledhur në Tirana International Hotel, për t’u ballafaquar dhe festuar. Për të pranuar dhe për t’u mrekulluar prej mylmimit të epërm se poezitë… janë mendime që marrin frymë dhe fjalë që digjen për të dritur botën me shpirtjen, dhe ne jemi fatlumët që vijmë të përulur në këtë sublimim, jo thjeshtë si konkurrues por si “… ajo përmbytja spontane e ndjenjave të fuqishme, ajo që merr origjinën e saj të thellimtë nga emocioni i kujtuar në qetësi.” për t’i bërë ato të frymshme dhe përjetuese në një sofër “shenjtores”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Konkursi mbarëkombëtar, “Fjala Poetike 2024” që vjen në vitin e dytë të saj si format, një ndër betejat më të njimendtta të fjalës së shpirtit, ka kurorëzuar në një pasdite të magjishme përmbylljen e kësaj sfide të gjatë. Kujtojmë njëherash se “Klisenko” me administrator, Azem Tahiraj ka realizuar edhe dy konkurse të tjera kombëtare online, me një pjesëmarrje dhe vlerësime dinjitoze, që kanë grishur lëmin e lëvrimit poetik dhe përfshirë krijuesit, për më të mirën e tyre në këtë manifestim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kësisoj, këto sfida poetike dëshmojnë qartësisht, se janë individët si Azem Tahiraj dhe jo institucionet, ato që realizojnë evenimente të këtyre përmasave, duke përfshirë një mekanizëm korrekt organizimi dhe gjykimi. Është dashuria për poezinë dhe jo propaganda zyrave dhe burokracia, ajo që bën bashkë në një tubim poetë nga gjithë trevat shqipfolëse. Janë gjithë ato përpjekje dashamirëse të një individi bujar, të një stafi të përkushtuarish, dhe të një jurie prestigjioze, që bashkëveprojnë në perfeksion, për të promovuar dhe përfaqësuar poezinë shqipe.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Krejtçfarë ky konkurs arriti, është ajo që duhet të pranojmë si një vlerësim dhe mirënjohje për Azem Tahiraj, atë që bëri të mundur, shpirtërisht dhe financiarisht këtë sipërmarrjeje. Gjithëçfarë e ngriti këtë betejë të fjalës poetike në lartësinë e përmbushjes, si një akt dinjitoz vlerësimi dhe ballafaqimi ishte  juria e përbërë nga personalitete të poezisë dhe letrave shqipe, Mimoza Ahmeti, kryetare, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Rudolf Marku, Sabit Rustemi, anëtarë. Për të konfiguruar të plotë, mosndikimin,  paanësinë e vlerësimit dhe gjykimit, te çmimet speciale që dha, ai që e mundësoi dhe realizoi këtë event të jashtëzakonshëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Çmimet e dhëna, emrat e fituesve dhe poezitë respektive

ÇMIMI MIGJENI VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

-TI JE NJË RE NË SYRIN TIM – ISMAIL XHAFERRI

ÇMIMI I 1 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-I MBIJETUARI – ARSIM HAMITI

-ÇAMËRI – ALFONS ZENELAJ

ÇMIMI I 2 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-TRI – REJSI MEÇE

-KRISHTI ËSHTË GRUA – ALBI LUSHI

-LUFTË – FATMIR GJATA

-SHNDËRRIM I BUKUR – MARIO ÇAÇI

ÇMIMI I 3 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-TI JE SI E DIELA! – ALMA ZENELLARI

-PRAG ABSURDI   – DRITA ÇOTA

-PORTA TRIUMFALE – IMRI MUSLIU

-KAM DHE NJË COPË TË SHPIRTIT TIM – NIKOLA DUSHKU

ÇMIMI FJALA POETIKE VLERËSUAR NGA JURIA DHE ORGANIZATORI I KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-JU MUND…  – AGIM BAJRAMI

-KUR TË DASHURON NJË GRUA – HELENA HALILAJ

-KAM DASHURUAR NJËQIND BURRA – LAURETA PETOSHATI

-ANDËRR TI KJOSH BEKUE – ALBERT VATAJ

-S’DI PSE S’DUAM TË HARROHEMI… – XHELAL ADEMI

Konkurse të poezisë, fjalës artistike, dashnorëve të vargjeve, shpirtjes së mendimit, hyjnizimit të fjalës, bëhen pafund, siç është e begatë edhe krijimtari që shkruhet dhe publikohet. Por atë që solli konkursi gjithëshqiptarë, “Fjala Poetike 2024”, sponsorizuar Rrjeti Tregtar KLISENKO me administrator, Azem Tahiraj, e ka të pamundur çdo nismë dhe ambicie. Sepse nuk janë paratë që e kthejnë poezinë në një tempull, ku shpirtrat luten dhe zërat kushtrojnë qiejve, por është dashuria e hyjshme e fjalës së shpirtit dhe drithërimave të zemrës, ato që të pamundurën e bën realitet.

Nuk mjafton vetëm dëshira për të bërë diçka madhështore, është dashuria për poezinë ajo që vullnetet dhe ambiciet i shndërron në sublimitete të lartësuara në qëllim.

Azem Tahiraj me konkursin, “Fjala Poetike 2024” dha një leksion për të gjithë ata, të cilët, në një përpjekje për të trajtuar poezinë dhe poetët, ndoshta duhet të dëgjojnë zërin e shpirtit, më shumë se sa t’i përgjigjën kakofonisë folklorike të rrjeteve sociale, të pajtojnë mendjet toksike, apo të ftillojnë ububutë e qejfprishjeve.

Konkursi mbarëkombëtar dhe ai kombëtar, “Fjala Poetike” është kthyer tashmë një traditë, dhe si e tillë ajo bën të mundur kapërcimin e kufizimeve dhe çeljen e perspektivës së institucionalizimit të vlerësimit të poezisë. Poetët në këtë ballafaqim nuk do të jenë të braktisur as të përdorur, por të vlerësuar denjësisht dhe të shpërblyer bujarisht.

Ndoshta jo të gjithë janë fitues, por pjesëmarrja i fton ata të fitojnë përfshirjen në familjen e madhe të poetëve, në shtëpinë e kthyer në tempull, në komunikimin ndërvedi si një njohje dhe konsiderim, si një vetëdijësim i caqeve ku ne kemi udhëprirë poezinë dhe ngulmimit për ta lartësuar këtë në mëkim shpirtëror.

Albert Vataj

Related Articles

Back to top button