KRONIKË

Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE: Stakohet energjia elektrike

OSHEE ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme paraprake për t’u siguruar nga flakët që janë afruar shumë pranë nënstacionit Patos.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Përmes një njoftimi, OSHEE shkruan se: “Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie. Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja.”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Qarku i Fierit është përfshirë nga 11 vatra zjarri këtë të shtunë, duke shënuar ditën më të vështirë sa i përket luftës me flakët për vitin 2023.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci, por edhe Dimal nuk ka mjaftuar për të shuar flakët që janë përhapur me shpejtësi nga era e fortë dhe pemët e pishave në pyll.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Aktualisht janë disa vatra aktive; Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë. Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza, ku pavarësisht se është kërkuar ndërhyrje nga ajëri, me errësirën e natës para, u bë e pamundur ndërhyrja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Vatër zjarri problematike mbetet edhe ajo në Ndernënas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive. Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe në Patos ndërkohë që sipas informacioneve edhe në Drenovë Fushë në Mallakastër është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

Related Articles

Back to top button