BOTA

Flet nëna e 10-vjeçares së vetëvrarë: Mësuesja dhe shokët e bullizuan se vinte erë e keqe para se të vriste veten 


Një vajzë 10-vjeçare në Utah të Shteteve të Bashkuara vrau veten pasi nxënësit dhe mësuesit u ankuan se vinte erë e keqe. Këto janë përfundimet e një hetimi të kryer nga autoritetet. Nëna e vajzës pretendoi se fëmija me ngjyrë ishte ngacmuar për shkak të racës dhe paaftësisë së saj, duke shkaktuar zemërim dhe duke ngritur pikëpyetje në lidhje me trajtimin e akuzave të tilla nga autoritetet e shkollës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ekipi shpjegoi se “çështjet që lidhen me racën, paaftësinë dhe varfërinë ndonjëherë mbivendosen dhe kur kjo ndodh, mund të komplikojnë më tej situatat tashmë sfiduese”. Sipas raportit, stafi nuk e trajtoi siç duhet shqetësimin e nënës për bullizmin që i bëhej të bijës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Brittany Tichenor-Cox, nëna e Izzy-t raportoi tri incidente duke filluar nga shtatori 2021, por ato janë hedhur poshtë për mungesë provash. Raportet tregojnë se asnjë mësuese kur është marrë në pyetje, nuk ka kujtuar episode bullizmi ndaj vogëlushes për shak ktë ngjyrës apo aftësive të saj ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ekipi i rishikimit po rekomandon që shkolla të trajnojë stafin e tij se si të identifikojë dhe trajtojë bullizmin, të sigurojë seanca të diversitetit dhe barazisë dhe “trajnime të informuara për traumën, për varfërinë”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bullizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, janë një fenomen mbarëbotëror, i pranishëm edhe në vendin tonë. Bullizimi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bullizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal, veçanërisht për shkak të paraqitjes së jashtme, si për shembull nga mbipesha, mbajtja e syzeve, etj. Një studim rekomandon vëmendjen jo vetëm të mësuesit por edhe të prindërve në marrjen e masave të menjëhershme, për të evituar pasojat afatgjata të fëmijët dhe adoleshentët.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button