AKTUALITETBOTAPOLITIKË

“Flirtues me neonazizmin”- Fredi Beleri kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Ardit Bido: Nxori fytyrën e tij, u faktua që s’ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën

Studiuesi Ardit Bido ka reaguar pasi Fredi Beleri u zyrtarizua nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për eurodeputet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bido thotë se sot Fredi Beleri nxori fytyrën e tij dhe u faktua që ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ardit Bido e quan kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës si “flirtues me neonazizmin”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Sot, Beleri nxori fytyrën e tij dhe nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështesin.

Reklama në FieriWeb

Me kandidimin e Belerit për eurodeputet grek u faktua se ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe me Himarën dhe shkoi aty ku i takon: në shtetin e tij, në shtetin për të cilin do të punonte dhe këtu, duke abuzuar me votat e shqiptarëve që për arsye krejt të tjera e votuan.

Sot, duke deklaruar që beteja e tij në Shqipëri është një betejë për Greqinë, Beleri nxori zbuluar çdo shqipfolës të vetëpërdorur apo të shitur, që gjithë këto muaj kanë mbytur mediat duke mbrojtur një flirtues me neonazizmin. Ose, fakton që edhe ata bëjnë të njëjtën betejë: për Greqinë, më dëm të Shqipërisë, në Himarën e krenarisë kombëtare kuqezi! Thuaji Jo Neonazmizmit! Thuaji Po Shqipërisë!”, thuhet në reagimin e Ardit Bidos.

Related Articles

Back to top button