Florian Binaj reagon pas mbështetjes nga Partia Demokratike: “Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju”

Pak minuta më parë, Florian Binaj, kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e tij.
Në një reagim publik, Binaj falënderoi Partinë Demokratike, nismën “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurrje” për përkrahjen, duke theksuar se mbetet i hapur për çdo mbështetje nga forcat opozitare.
Postimi i plotë i Florian Binajt:
“Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurrje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju!
Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne!
Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”
Me këtë deklaratë, Binaj e ka cilësuar veten si “zërin e qytetarëve”, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim përballë qeverisjes aktuale.





