AKTUALITETSTAR CHANNEL

Florian Duraj: Pezullimi i Ballukut, jo çështje individuale, por sfidë për Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve

Juristi Florian Duraj ka reaguar lidhur me pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar vendimin jo thjesht një rast penal, por një provë të rëndësishme për rendin kushtetues në vend.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Durajt, Kushtetuta në nenin 103 i jep anëtarit të Këshillit të Ministrave të njëjtin status me deputetin, si një garanci se gjykatat nuk mund të ndryshojnë përbërjen e qeverisë nëpërmjet një mase sigurie. Ai thekson se kabineti qeveritar formohet nga Kryeministri, kontrollohet nga Parlamenti dhe nuk mund të modifikohet nga një gjykatë penale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duraj nënvizon se neni 242 i Kodit të Procedurës Penale nuk është konceptuar për ministra dhe nuk mund të mbivendoset mbi Kushtetutën. Ai sjell në vëmendje edhe qëndrimet e Komisionit të Venecias, sipas të cilave gjykatat nuk duhet të ndërhyjnë në strukturat politike të ekzekutivit, pasi kjo dëmton balancën e pushteteve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Pezullimi i një ministri, edhe kur quhet ‘masë sigurie’, në thelb është akt politik që ndryshon qeverinë. Kjo kompetencë i takon vetëm Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, jo gjykatës,” thekson Duraj.

Reklama në FieriWeb

Ai apelon që Gjykata Kushtetuese të shpjegojë konfliktin mes nenit 242 të KPP-së dhe neneve 102–103 të Kushtetutës, duke sqaruar qartë nëse gjykata ka të drejtë të ndikojë në përbërjen e qeverisë.

“Nuk bëhet fjalë për emra, por për parime. Shteti ligjor nuk ndërtohet duke cenuar Kushtetutën,” përfundon Duraj.

Juristi, Florian Duraj

Postimi i plotë i Juristit, Florian Duraj: 

“Rasti i pezullimit te zv.kryeministres Belinda Balluku nuk eshte thjesht nje ceshtje individuale penale, por nje prove e madhe per rendin kushtetues dhe ndarjen e pushteteve ne Shqiperi. Kushtetuta, ne nenin 103, e mbron anetarin e Keshillit te Ministrave me te njejtin status si deputetin. Kjo nuk eshte privilegj personal, por garanci qe gjykata nuk mund te ndryshoje perberjen e qeverise permes nje “mase sigurimi”. Kabinetin e formon Kryeministri, e kontrollon Parlamenti dhe nuk mund ta ndryshoje nje gjykate penale. Neni 242 i Kodit te Procedures Penale nuk eshte shkruar per ministra dhe nuk mund te mbivendoset mbi Kushtetuten. Komisioni i Venecias ka theksuar ne raste te ngjashme se gjykatat nuk mund te nderhyjne ne strukturat politike te ekzekutivit, sepse kjo cenon balancen e pushteteve. Pezullimi i nje ministri, edhe nese quhet “mase sigurie”, ne fakt eshte akt politik: ai ndryshon qeverine. Kjo kompetence i takon vetem Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, jo gjykates. Per kete arsye, eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te interpretoje konfliktin midis nenit 242 te KPP dhe neneve 102–103 te Kushtetutes. Duhet te sqarohet qarte, a mund te nderroje gjykata perberjen e qeverise?  Sipas meje Jo.

Nuk behet fjale per emra, por per parime. Shteti ligjor nuk ndertohet me mjete qe cenojne Kushtetuten.”

Related Articles

Back to top button