AKTUALITETFIERI YNË TVMJEKSIA

Fluks në rritje pacientësh dhe standarde të larta shërbimi në Spitalin Memorial Fier


Fier – Drejtoresha e Spitalit Memorial Fier, znj. Rudina Degjoni, në një intervistë për gazetarin Kristaq Thano, deklaroi se spitali plotëson standardet ndërkombëtare për shërbimet shëndetësore, duke tërhequr pacientë nga i gjithë rajoni jugor dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Sipas znj. Degjoni, spitali ofron një gamë të plotë shërbimesh me pajisje moderne dhe personel të specializuar, duke përfshirë mjekë shqiptarë dhe turq, të cilët punojnë bashkërisht për diagnostikim dhe trajtim të avancuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një element i veçantë i spitalit është rubrika “Zëri i Pacientit”, ku raportohen raste të pacientëve të cilët mbërrijnë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe largohen të shëruar pas kujdesit të marrë. Znj. Degjoni theksoi se gjatë këtij viti janë trajtuar gjithashtu turistë nga vende si Italia, Gjermania, Greqia dhe Sllovenia, të cilët kanë mbetur të kënaqur me shërbimin e ofruar, duke e cilësuar Spitalin Memorial si një spital “me 4-5 yje”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Që prej hapjes në maj 2021, Spitali Memorial Fier numëron mbi 300 profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime të dedikuara 24/7, duke garantuar diagnostikim dhe trajtim sipas standardeve bashkëkohore për pacientët e rajonit dhe më gjerë

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Intervisa e plotë e Drejtoreshës Rudina Degjoni nga Gazetarit Kristaq Thano:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Thano: Znj. Degjoni, cilat janë standartet e shërbimeve spitalore në Spitalin Memorial të rajonit të Jugut Fier, duke pasur parasysh rritjen e numrit të pacientëve jo vetëm nga rajoni i jugut, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë?

Degjoni: Spitali Memorial është një strukturë moderne që përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare, si në infrastrukturë, në pajisje mjekësore dhe në burime njerëzore. Rubrika “Zëri i Pacientit” pasqyron rastet e pacientëve që kanë ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe që, pas trajtimit tek ne, dalin të shëndetshëm. Shumë nga këta pacientë janë turistë nga vende të ndryshme si Italia, Gjermania, Greqia, Sllovenia, dhe janë tregues i punës dhe përkushtimit tonë. Nëse do të klasifikonim Spitalin Memorial, do ta rendisnim me 4-5 yje, njësoj si spitalet jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Thano: Na flisni pak më shumë për ekipin që punon në Spitalin Memorial dhe për përvojën e tyre në trajtimin e pacientëve.

Degjoni: Spitali Memorial është një investim i shtetit turk dhe përfshin një ekip të bashkuar të mjekëve shqiptarë dhe turq, të cilët punojnë për të ofruar shërbime cilësore qytetarëve të rajonit. Stafi ynë është në dispozicion 24/7 dhe ndjehet i vlerësuar për punën që kryen. Kjo përfshin jo vetëm ekipin mjekësor, por edhe atë infermieror, teknik dhe stafin mbështetës. Punonjësit tanë ndihen të lumtur që janë pjesë e kësaj strukture moderne, ku përditë mësojnë dhe japin më të mirën e tyre.

Thano: Sa i rëndësishëm është diagnostikimi i pacientëve nga një ekip i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë në spitalin tuaj?

Degjoni: Kjo është një nga arsyet që ka sjellë suksesin në Spitalin Memorial

Fieri Web

Related Articles

Back to top button