AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fluks pushuesish në fundjavë/ Mbi 600 pasagjerë mbërrijnë në Vlorë nga Italia – e diela me numrin më të lartë të mbërritjeve në port.

Sezoni turistik në Vlorë ka hyrë në kulmin e tij, ndërsa fundjavat po sjellin një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në qytetin bregdetar. Vetëm të dielën në mëngjes, mbi 600 pasagjerë mbërritën në portin e Vlorës nga portet italiane, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani për këtë sezon.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përveç turistëve vendas dhe të huaj, këtë vit vihet re një prani e shtuar e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Italia, të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet verore pranë familjeve të tyre në atdhe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas autoriteteve portuale, pritet që ky trend të vazhdojë gjatë gjithë muajve korrik dhe gusht, duke reflektuar interesin e lartë për destinacionet bregdetare shqiptare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button