AKTUALITET

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit: 3 mijë persona dhe 800 mjete këtë mëngjes!


Shqiptarët po kthehen në shtëpi për festa. Kjo është panorama që na shoqëron ditët e fundit, në këtë Krishtlindje dhe prag Viti i Ri, ku në çdo pikë doganore për të hyrë në Republikën e Shqipërisë ka radhë dhe fluks të shtuar udhëtarësh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dogana e Portit të Durrësit ka pritur mëngjesin e kësaj të hëne një numër prej 3 mijë pasagjerësh dhe 800 mjetesh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I pranishëm këtë mëngjes në ambientet e Portit të Durrësit ka qenë dhe vetë kreu i Doganës Shqiptare, Gent Gazheli. Në njoftim thuhet se strukturat doganore janë në gatishmëri të plotë në këtë periudhë festash.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Strukturat doganore në Portin e  Durrësit janë në gatishmëri të plotë në shërbim të çdo udhëtari apo biznesi, në këto ditë festash, ku fluksi është mjaft i lartë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë nga kjo pikë në vendin tonë mbi 3 mijë persona dhe 800 automjete. Mbetemi të angazhuar për një shërbim cilësor, të shpejtë dhe me profesionalizëm”, thuhet në deklaratën e Doganës Shqiptare.

Për të garantuar sigurinë në pikat doganore dhe çdo cep të territorit të Shqipërisë në këtë periudhë festash, prej ditës së djeshme Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të plotë. Masa shtesë janë ndërmarrë duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, në akset rrugore dhe në qendrat e banuara.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu, forcat e Sigurisë Kombëtare janë shpërndarë në porte, aeroporte, pika kalimi, në qendra të mëdha urbane dhe në akse rrugore, duke bashkëpunuar me strukturat vendore dhe janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

Related Articles

Back to top button