AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fluksi i parë i pasagjerëve mbërrin në Portin e Vlorës për festat e fundvitit

VLORË – Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku dhjetëra emigrantë shqiptarë janë kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, kryesisht në qytetin bregdetar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë mbërritjes së datës 20 dhjetor 2025, në Portin e Vlorës janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi. Bashkë me ta kanë hyrë në territorin shqiptar edhe 74 automjete, përfshirë 1 automjet në manifest, 1 minivan, 4 minibusë, 24 kamionë, 1 bisarkë, 4 trailerë, 6 furgonë dhe 2 motoçikleta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet portuale bëjnë me dije se janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve, ndërsa në ditët në vijim pritet një rritje e ndjeshme e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve, në prag të festave të fundvitit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button