KRONIKËSTAR CHANNEL

Forcat RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Vlorë, kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, monitorim dhe nga ajri

Orët e para të mëngjesit të së shtunës e kanë gjetur qytetin e Vlorë nën një aksion të gjerë policor. Forca të shumta të policisë, përfshirë efektivë të RENEA dhe FNSH, kanë zhvilluar një operacion gjatë natës në zonën e Lungomare.

Sipas informacioneve paraprake, një nga komplekset e banimit në këtë zonë, i njohur si Kompleksi Oslo, është rrethuar nga policia dhe vijon të jetë nën kontroll të plotë të forcave të rendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Monitorimi po bëhet edhe me dron nga ajri për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyen e operacionit apo objektivin e tij. Burime nga terreni bëjnë me dije se në zonë ka prezencë të shtuar të forcave speciale dhe kontrolle të vazhdueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pritet që në orët në vijim autoritetet policore të japin më shumë detaje lidhur me këtë aksion.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button