FOTO/ Gjithçka e shkrumbuar, shuhet zjarri në fabrikën e bojërave “Deutsch Color”
Është shuar zjarr i madh që ra mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, ku u përfshi nga flakët një fabrikë bojrash.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 15 mjete zjarrëfikëse, 65 forca zjarrëfikëse, 200 forca policie si dhe vullnetarë. Fatmirësisht nga flakët nuk pati persona të lënduar, pasi në momentin që ra zjarri nuk kishte persona në godinë, veç rojeve të objektit.
Bëhet me dije se zjarri është shuar orët e para të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Roja e objektit “Deutsche Color” është shprehur se zjarri ka rënë brenda fabrikës dhe më pas është përhapur në të gjithë ndërtesën.
Kujtojmë që zjarri mbrëmjen e djeshme që i përmasave të mëdha dhe ndaj u bë dhe bllokimi i autostrdaës Durrës-Tiranë.