POLITIKË
FOTOLAJM/ Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor krahë njëri-tjetrit, Rama midis Scholz dhe Von der Leyen, Kurti…
Liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor janë vendosur krahë njëri-tjetrit për foton zyrtare të Samitit të Procesit të Berlinit.
Kryeministri Rama është vendosur në qendër të fotos, ndërsa krahë tij janë Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Sakaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në rrethin e parë, ashtu si edhe Rama, por mes tyre janë vendosur Kovaçevski dhe Abavoziç, së bashku me Ursula von der Leyen dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.