LIFESTYLE & SHOWBIZ

FOTOT/ Albi Nako i fiksuar pas balerinave disa vite më të reja në moshë, zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën koreografit! Jo vetëm partnerë në skenë, por edhe në…


Albi Nako i është bashkuar vetëm pak ditë më parë shtëpisë së “Big Brother”-it. Koreografi i mirënjohur, ashtu si edhe vetë është shprehur ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
dori balerine albi nako2

Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
dori staka

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
dori staka4

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh. Aktualisht çifti po bashkëjeton, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”
albi nako

Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre. Koreografi Albi Nako ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga dashuria e deri tek titujt e fundit në media rreth ngjarjes në “Just Dance”.

albi nako (1)

Teksa fliste për “Fit Station” në “News 24”, ai tregoi se dita e tij nis herët dhe pasi konsumon mëngjesin që e përgatit vetë, bën ecje dhe më pas e gjithë pjesa tjetër e ditës kalon në akademi.

“Unë jetoj mirë, por pa u dukur, ashtu brenda asaj botës time. Jeta ime në përgjithësi është edhe një jetë pune. Se për mua kjo është adrenalina. Puna është ‘droga’ ime. Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Kjo është thjesht një kohë e humbur për mua”, u shpreh Albi.

dori balerine albi nako5

Për sa i përket situatës në “Just Dance”, e cila u përfol shumë në media, Albi u shpreh sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija. Albi pranoi se nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.

“Nuk ka më privatësi sot. Edhe ne që hyjmë pak a shumë te pjesa e personave publik, të njohur, nuk ka privatësi dhe njeriu ndjehet i cunguar kudo që është. Qoftë në plazh, qoftë në restorant, qoftë në një ambient publik, sepse ndihesh i monitoruar deri diku edhe se si merr frymë, edhe i paragjykuar patjetër, por jetojmë në një shoqëri që na duhet t’i pranojmë të gjitha”, u shpreh Nako për fjalët që dëgjon lart e poshtë për veten.

dori balerine albi nako3

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar! Unë jetoj i dashuruar, kjo ka rëndësi dhe unë jam një njeri që di të dashuroj”.

Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa. Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij.

albi nako klaudia

I ftuar në “Wake Up”, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”.

albi nako (3)

“Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”,iu drejtuan moderatorët. “Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (1)

“Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të jetë, edhe police, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat, i tha jo. Gjithsesi, atë e tha babai, por nuk është se…”,shpjegoi koreografi.

dori balerine albi nako1

Gjithashtu, u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore e u riktheva, por është një lloj problemi gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj, por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako.

dori staka44

Ndërkohë, sa i takon jetës profesionale, shohim se dhe në këtë aspekt ai sapo ka kaluar një “divorc”.

dori staka1
a
dori staka2
dori staka3
dori staka44
dori staka5
dori balerine albi nako4
dori balerine albi nako5
dori balerine albi nako

Related Articles

Back to top button