KRONIKË

FOTOT/ La gazetarinë për policinë: Kam ndaluar edhe politikane, që më thonë “ti se di kush jam unë”


Kur pasioni dhe vullneti është i madh, nuk ka gjë në botë që të na ndalë në rrugën  për realizimin e ëndrrave.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

E tillë është historia frymëzuese e nën komisares, Edjona Dano. Edjona është një ndër 100 gratë e para, që u bë pjesë e policisë së shtetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ajo  rrëfen në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora për karrierën  në polici, sfidat dhe të bukurat e profesionit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“E zgjodha sepse kisha pasion për ta bërë. Edhe pse kam studiuar gazetari. Kam punuar 1 vit në televizion. Eksperienca në gazetari më ndihmoi në rrugën time për tu bërë police”, thotë policja.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dano tregon se gjithmonë ka pasur ndjesinë e të mbrojturit të tjerët, e për të ndërhyrë në konflikte, për t;i zgjidhur.

“Gjithmonë në shkollë kisha ndjesinë të mbroja nxënësit, që ngacmoheshin nga të tjerët. Gjithmonë ndërhyja në konflikte.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si figurë kam pasur idol një punonjës policie në zonën time. E shikoja si figurë shumë serioze shumë të rregullt”, shprehe nën komisarja.

Ajo shton se ka aplikuar për në policia, kohën kur po mbronte diplomën për gazetari.

“Gazetaria ka qenë dega që kisha për zemër. Kur po jepja mbrojtjen e diplomës njëkohësisht  aplikova për në polici.

Fillimisht doja të studioja, pastaj të angazhohem në polici“, shprehet Edjona.

Ndër të tjera ajo thotë se gratë mund të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në polici.

“Mund të bësh një karrierë në polici. Ka shumë shembuj, që kanë dhënë impakt pozitiv te ne.”

Përveç se police Edjona është bashkëshorte dhe nën e një vajzë 2-vjeçare.

“Jemi njohur me partnerin brenda fushës. Jam shumë autoritare në punë. Jam nënë, kam një vajzë 2-vjeçare”, thotë Edjona.

Në fund ajo zbulon për “Ditë e Re” se gjatë shërbimit policor, ajo ka ndaluar personazhe të njohura publike të showbiz-it shqiptar dhe politikanë.

Ndërsa thotë se është ndeshur edhe me politikanë arrogantë.

“Ka pasur raste kur kam ndaluar edhe vipa. Për ju janë vipa, për ne janë shkelës.  Ka pasur edhe politikanë arrogantë, në komunikim.

Frazën “Ti nuk e di kush jam unë”, e kam dëgjuar shpesh herë, por nuk më bën përshtypje”, thotë Edjona Dano.

Related Articles

Back to top button