POLITIKËSTAR CHANNEL
Frida Mavriqi: “Fieri s’ka më rini, unë dua të punoj për qytetin ku të rinjtë nuk largohen”

Mbrëmë, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë “Mundësia”, Frida Mavriqi, drejtuese e qarkut të Fierit, dha një mesazh të fortë mbi largimin masiv të të rinjve.
“Fieri po zbrazet çdo ditë. Të rinjtë po ikin nga mungesa e mundësive. Ne do ta ndalim këtë hemorragji dhe do t’u japim arsye për të ndërtuar të ardhmen këtu,” deklaroi ajo.
Frida Mavriqi theksoi se Partia “Mundësia” ka një plan konkret për zhvillimin ekonomik të Fierit, duke krijuar vende pune dhe investime që mbajnë të rinjtë në vendin e tyre.
Ky event shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e “Mundësisë” drejt zgjedhjeve të 11 majit.