POLITIKËSTAR CHANNEL

Frida Mavriqi pas zgjedhjeve në Fier: “Vota që nuk blihet, ju jeni Shqipëria që do të vijë”

Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit nga Partia Mundësia, Frida Mavriqi, ka reaguar me një mesazh falënderues për mbështetësit e saj pas përfundimit të zgjedhjeve. Në një postim publik, ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e një “pakice të rrallë”, siç e cilëson ajo – qytetarë të ndershëm, të arsimuar dhe të papërkulur përballë presionit, parasë apo propagandës.

Reklama në FieriWeb

“Ju më votuat, jo sepse prisnit favore, por sepse besuat. Ju nuk jeni në lista ndihmash, por në biblioteka, auditore dhe biznese të ndershme. Vota juaj nuk zhurmoi, por peshoi,” shkruan Mavriqi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ajo e cilëson rezultatin si një “humbje me krenari” dhe e konsideron mbështetjen e marrë si një themel për një të ardhme ndryshe për Shqipërinë. Sipas saj, vota për Partinë Mundësia nuk ishte për pushtet afatshkurtër, por për vizionin afatgjatë të një vendi që ndërtohet mbi dinjitetin dhe mendimin kritik.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Po, ishte pakicë. Por kjo është pakica që nesër do ndërtojë këtë vend,” përfundon Mavriqi, duke lënë të hapur vazhdimin e angazhimit të saj politik edhe pas kësaj gare.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Mesazhi i kandidates Frida Mavriqi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Të dashur qytetarë të Fierit,

Në këtë garë, unë pata fatin të mbështetem nga një pakicë e rrallë: njerëz të arsimuar, të ndershëm, të painfluencueshëm nga leku, nga presioni apo nga propaganda.

Më votuat ju, ata që nuk i gjeni në lista ndihmash, por në biblioteka, në auditore, në biznese të ndershme, në familje që e rrisin bukën me mund. Më votuat ju që nuk shisni as votën, as mendjen, as dinjitetin. Ju që e dini se një vend nuk bëhet me miliona, por me njerëz që mendojnë.

Vota për Partinë Mundësia ishte një votë që nuk e blen dot askush. Një votë që peshon shumë më tepër se një thes miell apo një vend pune fiktiv. Ishte një votë që nuk zhurmoi shumë, por peshoi rëndë. Një votë që nuk ka pushtet sot, por ka të ardhme nesër.

Ishte pakicë, po. Por ishte pakica që nesër do ndërtojë këtë vend. Pakica që nuk e shet dinjitetin, që nuk ka frikë, që mendon, pyet dhe kërkon llogari. Kjo është pakica për të cilën ia vlen të luftosh.

Faleminderit me zemër të gjithëve ju që më votuat. Ju që s’kërkuat favore, por drejtësi. Ju që nuk bletë, por besuat. Ju nuk jeni pak: jeni themeli i asaj Shqipërie që ende nuk ka ardhur, por që do vijë.

Me krenari për humbjen më të ndershme që mund të kisha dhe për fillimin e këtij rrugëtimi,

Frida Mavriqi.

FIERI WEB

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button