AKTUALITETBOTA

Frika nga lufta e madhe, mijëra izraelitë dynden në aeroporte për t’u larguar

Vrasja e kreut të Hamasit dhe komandantit të Hezbollahut në ditët e fundit ka rritur frikën te banorët e Izraelit për një hakmarrje të mundshme dhe zgjerim të konfliktit, kjo edhe pas kërcënimeve nga Irani, vend ku u ekzekutua dhe Ismael Haniyeh.

Sipas raportimeve më të fundit, mijëra izraelitë, kryesisht gra dhe fëmijë iu janë drejtuar aeroporteve kryesore për t’u larguar nga vendi.

Reklama në FieriWeb - “”

Rreth 70,000 pasagjerë janë në aeroportin e Tel Avivit, shumë prej të cilëve përpiqen të kapin fluturimet e fundit jashtë Izraelit, pasi shumë kompani kanë nisur të pezullojnë udhëtimet.

Deri më tani, sipas rrjetit televiziv izraelit Channel 12, shtatë linja ajrore kanë pezulluar tashmë fluturimet drejt aeroportit Ben Gurion deri në një njoftim të dytë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Channel 12, ato linja ajrore deri më tani janë Delta, United Airlines, Lufthansa, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Fly Dubai dhe Air India.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button