AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fshati Drenie në Patos, drejt shuarjes: Banorët e braktisin për shkak të mungesës së infrastrukturës

Fshati Drenie në bashkinë e Patosit po përballet me një krizë të thellë që kërcënon ekzistencën e tij. Dikur me mbi 700 banorë, sot në këtë fshat jetojnë vetëm 45 persona, shumica e tyre të moshuar. Shkak kryesor për këtë braktisje masive është gjendja e rëndë e rrugës dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Banorët shprehen se lëvizja nga fshati është bërë pothuajse e pamundur, sidomos gjatë motit të keq. Shpresa për përmirësim është zëvendësuar nga pesimizmi, ndërsa një tjetër banor thekson se për të qëndruar në fshat, duhet të përballesh çdo ditë me kushte ekstreme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në kushtet kur të rinjtë janë larguar dhe askush nuk po qëndron për të trashëguar këtë vend, rreziku që Drenia të mbetet vetëm një toponim po bëhet gjithnjë e më i afërt. Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të parandaluar zhdukjen e këtij fshati historik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button