KRONIKËSTAR CHANNEL

Fshehën dr*gën në shufra metalike për ta tr*fikuar në Greqi/ Dy në pranga, pezullohet zyrtari i DPSHTRR, ja roli i tij.

Policia e Korçës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Shufrat”, që synon goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Katër persona janë përfshirë në këtë veprimtari, ku dy janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se bashkëpunuan për të trafikuar 56 kg cannabis, të fshehur në shufra metalike, me destinacion Greqinë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një punonjës i DPSHTRR, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin kriminal duke ndryshuar targat dhe pronësinë e mjeteve të përdorura. Policia dhe Prokuroria e Korçës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Shufrat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nga hetimet, dokumentohet përfshirja e 4 shtetasve të tjerë, në këtë veprimtari kriminale. 
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Gjihashtu, ekzekutohet masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Sekuestrohet 1 automjet i dyshuar i përdorur në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

– u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

– u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

-Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button