KRONIKËSTAR CHANNEL

Furgon përfshihet nga flakët në aksin Fier–Lushnje, në Vajkan

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Vajkan. Sipas burimeve policore, mjeti drejtohej nga shtetasi Alesio Neli, banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Zjarri ka rënë gjatë lëvizjes së automjetit, por fatmirësisht drejtuesi, i cili udhëtonte i vetëm, ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, një ambulancë dhe shërbimet e policisë. Megjithë përpjekjet për shuarjen e flakëve, kamionçina është shkrumbuar totalisht.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Fier/ Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button