Fushata e Demokratëve/ Berisha prezanton kandidatët “Madhështorë” në Sarandë: Do të rris pensionet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin e tij të radhës në kuadër të fushatës elektorale është ndalur në Sarandë. Në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët e PD. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se me programin e PD, Sarandës do t’i kthehet madhështia e munguar.
“Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar që pasi kanë shkrirë jetën e tyre, energjinë e tyre, përjetoi tiraninë e mjerimit. Përjetoi një mbijetesë me një pension më qesharakun dhe më të pamerituarin. Ne që jetuan diktaturën e Enver Hoxhës, ajo ishte diktaturë luftë e klasave por sot është po aq diktaturë. Sot pensionisti, punëtori i fermës, mjeku , mësuesi, inxhinieri, profesionisti jeton me një pension që çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm që e detyron t’u thotë fëmijëve shkoni se kaq ka këtu, merrni rrugët e botës”, tha Berisha.