SPORTSTAR CHANNEL

Futboll Femra/ Shqipëria përsërit suksesin ndaj Kroacisë, katër lojtare fierake në formacion

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

Ne formacionin titullar ishin edhe 4 futbolliste fierake, Hyska dhe Hamonikaj te Apolonise, Zarka e Gramshit dhe Troka e Trabzonspor ne Turqi, ndersa Ndoj ishte ne stolin e rezervave. Po ashtu pjese e formacionit ishte edhe shkodrania Tukaj, e cila per 5 sezone rresht ka veshur fanelen e Apolonise, por qe tashme eshte pjese e Trabzonspor.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Fortesa Berisha barazoi rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 71-të si pasojë e një autogoli nga Balog, pas një aksioni të shkëlqyer të Berishës.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Antigona Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Alma Hila, Arbiona Bajraktari, Armela Tukaj, Ilarja Zarka, Ezmiralda Franja, Fortesa Berisha, Megi Doçi (C), Valentina Troka, Qendresa Krasniqi.

Kroacia kaloi e para në avantazh pas golit të Ivana Slipčević në minutën e 11-të. Megjithatë, Shqipëria reagoi mirë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të me një realizim të bukur nga Fortesa Berisha. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë nisi me Shqipërinë më kërkuese. Vajzat u shfaqën disa herë rrezikshëm në sulm me Fortesa Berishën dhe Valentina Trokën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në minutën e 71-të, pas një aksioni nga krahu, Berisha pasoi në zonë dhe Balog në përpjekje për të larguar topin, e devijoi në portën e saj, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe fitoren.

Ky është një tjetër sukses historik për Kombëtaren shqiptare të vajzave, që me këtë fitore renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë.

Në ndeshjen e parë, zhvilluar në datë 4 prill, Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të UEFA Nations League, shënuan Fortesa Berisha, Alma Hilaj, Megi Doçi dhe Klea Hamonikaj.

Po sot ndeshja tjetër e grupit, ajo midis Çekisë e Ukrainës u mbyll në barazim 1-1.

Grupi udhëhiqet nga përfaqësuesja e Ukrainës me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7 pikë. Kroacia mbyll renditjen me 0 pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button