POLITIKËSTAR CHANNEL

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjidhet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi fiton për nënkryetar, Klevis Balliu merr Sekretariatin Organizativ

Flamur Noka është rizgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, pasi siguroi shumicën e votave në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke fituar një mandat të ri katërvjeçar në postin e numrit dy të partisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Noka mori 184 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, u votua nga 84 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në garën për postin e nënkryetarit nga strukturat, Belind Këlliçi triumfoi ndaj Luçiano Boçit me rezultatin 177 me 113 vota, duke krijuar një diferencë prej 64 votash. Ndërkohë, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për postin e sekretarit Organizativ u zgjodh Klevis Balliu me 197 vota, ndërsa Andi Mustafa fitoi Sekretariatin për Burimet Njerëzore me 192 vota. Sekretar për Pushtetin Vendor u zgjodh Ylli Asllani, i cili mori 179 vota.

Reklama në FieriWeb

Rezultatet kryesore të votimit:

  • Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka 184 vota, Saimir Korreshi 84 vota.
  • Nënkryetar nga strukturat: Belind Këlliçi 177 vota, Luçiano Boçi 113 vota.
  • Nënkryetar nga të rinjtë: Nikola Kedhi 174 vota, Xhonatan Pano 101 vota.
  • Nënkryetar nga diaspora: Erisa Bajaziti 193 vota, Besa Manaj 69 vota.
  • Sekretar Organizativ: Klevis Balliu 197 vota, Agron Loka 86 vota.
  • Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani 192 vota, Renald Rista 61 vota.
  • Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa 192 vota, Mario Runa 81 vota.
  • Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata 135 vota, Maksim Kola 129 vota.
  • Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Marash Logu 215 vota, Arlinda Ahmetaj 59 vota.
  • Sekretar për Çështjen e Pronave: Endira Bushati 158 vota, Ledina Mandia 106 vota.
  • Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani 131 vota, Denisa Kele 108 vota.
  • Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri 185 vota, Ledio Nuraj 89 vota.
  • Sekretar për Organizatat Partnere: Eva Metaj 171 vota, Malvina Lika 112 vota.
  • Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Shkëlqim Lepenica 158 vota, Lorenc Luka 103 vota.
  • Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari 172 vota, Silvia Hasaj 107 vota.
  • Sekretar për Pushtetin Vendor: Ylli Asllani 179 vota, Agron Haxhimali 78 vota.
  • Sekretar për Diasporën: Et’hem Aga 209 vota, Petrit Tafaj 43 vota.
  • Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu 174 vota, Jurgen Spaho 112 vota.

Për Komisionin e Apelimit u zgjodhën pesë kandidatët më të votuar: Adriana Kalaja (238 vota), Besart Logu (163), Shaqir Manjani (143), Suina Asllanaj (112) dhe Gentian Koçi (104).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button