AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gazetarët në Shqipëri pa mbrojtje të posaçme ligjore, po dëmtohet e drejta për t’u informuar

Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt dhe drejtuese e SCiDEV, në një intervistë për emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ka ngritur alarmin për gjuhën dhe sjelljen denigruese që shpesh përdoret ndaj gazetarëve në Shqipëri, sidomos gjatë periudhave zgjedhore

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bino theksoi se kur sulmohet një gazetar, nuk cënohet vetëm ai personalisht, por dëmtohet interesi publik dhe e drejta e qytetarëve për t’u informuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Me këtë gjuhë nuk është cënuar vetëm një gazetar, por interesi publik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ne kemi nevojë për ndryshime ligjore që të mbrojnë më mirë gazetarët në ushtrimin e detyrës së tyre,” u shpreh ajo.

Reklama në FieriWeb

Ajo kërkoi përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të Bashkimit Evropian, duke propozuar që çdo akt dhune apo kërcënim ndaj gazetarëve të cilësohet dhe të ndëshkohet specifikisht për shkak të detyrës, pasi roli i tyre është kyç për funksionimin e demokracisë.

Related Articles

Back to top button