Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e frikshme të bosit të drogës: Pas përplasjes me bandën më të rrezikshme shqiptare Dritan Rexhepi u detyrua të largohej nga Ekudori drejt…
Gazetari Dashamir Biçaku komentoi arrestimin e bujshëm të Dritan Rexhepit, i cili ra në prangat e policisë turke.
Ndonëse “El Chapo” njihej si mbreti i arratisjeve, ndaj lajmi i arrestimit të tij, ka qenë surprizues për të gjithë ata që botën e krimit e njohin mirë.
“Dritan Rexhepi dihet që është arrestuar në vitin 2014 gjatë operacionit të policisë ekuadoriane me emrin “Ballkan”. Pas arrestimit u dënua me rreth 10 vite burg e pas këtij dënimi ai ka lënë qelitë e burgut në vitin 2021, pas një procesi që u zhvillua atje.
Duhet thënë se në 2022, pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ai ka pasur një përplasje, ky është informacion shumë i rëndësishëm i papublikuar më parë, ai ka pasur një përplasje me një grupim të trafikut të kokainës, grupim tjetër shqiptar, po në Ekuador dhe përplasja ka qenë tepër e rrezikshme dhe vet Dritan Rexhepi është detyruar të largohet nga Ekuadori dhe të transferohet në Kolumbi”,-tha gazetari.
T