POLITIKË

Gazment Bardhi: Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Evropë


Gazment Bardhi ka reaguar mbi Samitin e Procesit të Berlinit. Grupi Parlamentar i përfaqësuar nga Gazment Bardhi e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Prandaj, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur, është kërkesa e tyre. Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe europiane, theksohet në reagim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik. Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën. Nuk ka asgjë të sinqertë në deklaratën e sotme të Kryetares së Kuvendit “për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe për gjithëpërfshirje  në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Më së paku, kjo është hipokrizi!”, thuhet në reagim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas tyre, nuk ka një gjithëpërfshirje, por një tentativë të partisë në pushtet për të eliminuar opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
  • “Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën!
  • Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke i mohuar opozitës të drejtat kushtetuese.
  • Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke rrëzuar kërkesat për kontroll parlamëntar përmes Komisioneve Hetimore.
  • Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke bllokuar të drejtën e opozitës për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore.
  • Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën në mënyrë arbitrare dhe duke mbyllur çdo hapësirë institucionale.”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button