POLITIKËSTAR CHANNEL

Gentian Koçi kandidon për kryetar të PD Fier: Dega ka nevojë për një kapitull të ri

Gentian Koçi ka shpallur kandidaturën për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Fier, duke theksuar nevojën për një kapitull të ri, më të hapur dhe më bashkues për demokratët e qytetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në mesazhin e tij, Koçi shprehet se synon që PD Fier të kthehet në një strukturë ku çdo anëtar të ndihet i dëgjuar dhe i respektuar, ndërsa thekson se dega duhet të shndërrohet në një aset me vlera për demokratët dhe një alternativë reale për qytetarët fierakë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai thekson gjithashtu se Fieri ka nevojë për një opozitë të fortë, të bashkuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen, në mënyrë që çdo qytetar të ndihet i përfaqësuar dhe i mbrojtur në zërin e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Koçi ka ftuar qytetarët dhe demokratët të ndjekin edhe intervistën e plotë, ku prezanton më gjerësisht vizionin dhe prioritetet e tij për drejtimin e PD në Fier.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button