“Gërdeci” Familjaret e viktimave 2 kërkesa për SPAK dhe GJKKO: Mediu të mos lejohet të dalë jashtë vendit!
Ditën e mërkure u shty seanca e radhës për çështjen Gërdeci, por familjaret e viktimave kane depozituar 2 kërkesa ne GJKKO dhe SPAK.
Gjykatës se posaçme i kërkohet nga familja Durdaj përshpejtim i seancave gjyqësore duke çliruar nga ngarkesa gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka pasi aktualisht për ketë dosje zhvillohet seance çdo 2 jave.
Kërkesa tjetër është depozituar ne SPAK, ku po familja Durdaj qe humbi djalin 7 vjeçar ne tragjedinë me 26 viktima dhe qindra te plagosur, kërkon qe ndaj ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu te caktohet masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit.
Familjaret argumentojnë se ne rast dënimi si shumë zyrtare te tjerë Mediu mund ti shmanget drejtësisë dhe nga ana tjetër mund te ndikoje tek dëshmitarët qe pyeten jashtë vendit si ne SHBA ne funksion te këtij gjykimi.