AKTUALITET

Gërdeci/ Familjarët e viktimave pjesë e procesit, Durda: S’është fitore, jemi kthyer në 2009. Pse e quaj “vrasje shtetërore”


E ftuar në një lidhje “Skype” në “Newsline”, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh se vendimi i Gjykatës dje për të pranuar familjarët e viktimave të jenë pjesë e procesit nuk është një fitore, por u vendos një e drejtë e jonë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fitore nuk është, thjesht u vendos drejtësi për ne, që viktimat kanë të drejtat e tyre. Kur personit i ke marrë jetën, kush është viktimë, në këtë prizën ka qenë kjo betejë” tha fillimisht ajo.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Durda e cilëson atë tragjedi si “vrasje shtetërore” pavarësisht se Media akuzohet për “shpërdorim detyre”. Durda tha se ai akuzohet për “shpërdorim detyre” më pasojë vdekjen e 26 personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Akuzës për shpërdorim detyre do të pasojë me vdekjen e 26 personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve. Tani që jemi ne palë, do të shikojmë se çfarë do të bëjmë” shtoi ajo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në lidhje se pret që të merret shpejt një vendim lidhje me këtë ngjarje, Durda tha se tani mbetet për t’u parë.

Marrjen e vendimit do ta shohim, nëse do të vazhdojë gjykim i shkurtuar apo normal”theksoi Durda.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Durda tha se ajo e quan “vrasje shtetërore” sepse për shkak të urdhrit të ministrit të atëhershëm, djali i saj nuk jeton më sot.

Vrasje shtetërore, sepse djali im ishte vetëm 7 vjeç e gjysëm dhe me urdhër të ministrit të mbrojtjes këto municione kanë dalë nga depot ku magazinoheshin. Ai pikërisht ai urdhër, që fëmija im nuk jeton sot.

Vendimi i djeshëm na ka kthyer në 14 shtator i vitit 2009, ku cështja u pushua për shkak të imunitetit të tij” përfundon Zamira Durda.r.t/abcnews.al

Related Articles

Back to top button