KRONIKËSTAR CHANNEL

Gilmando Dani u kthye nga Barcelona, atentati pak minuta pasi zbriti në aeroport. Autorët kishin informacion për lëvizjet e objektivit

Një atentat mafioz ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është ekzekutuar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, viktima është Gilmando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit. Në dalje të terminalit, atë e priste Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si Sheqeri, i cili u plagos gjatë breshërisë së plumbave dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Për momentin, policia e ka identifikuar përmes të dhënave operative, pasi ai nuk kishte me vete dokument identifikimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Halil është gjetur duke u djegur një automjet, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Ndërkohë, po verifikohet edhe një makinë tjetër, pasi dyshohet se në ngjarje mund të kenë marrë pjesë dy automjete.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gilmando Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej në vitin 2022 për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje pasurie”, të kryer në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Reklama në FieriWeb

Sipas dosjes hetimore, Dani, në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishte kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare si edhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e atentatit që tronditi një nga zonat më të sigurta të vendit.

Related Articles

Back to top button