AKTUALITETKRONIKË

Gjakmarrja pas vrasjes së policit? Babai i efektivit Nevruz Cenalia dyshohet se ka vrarë Sali Harhullën në Has. Ikën në Fier për t’ju shmangur vrasjeve

Ekzekutimi i punonjësit të policisë së Fierit, besohet se është kryer për motive gjakmarrjeje pasi disa vite më parë babai i tij, ka kryer një vrasje në zonën e Hasit. Punonjësi i policisë Nevruz Cenalia është me origjinë nga Hasi, dhe familja e tij është shpëngulur në Fier,me qëllim shmangien e zinxhirit të hasmërisë.

Babai i Nevruzit para disa vitesh ka vrare dikë në Has, i quajtur Sali Harhulla.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën pasi dyshohet se autori  vetëm 23 vjeçar nuk ka mundur të largohet më tej. Autori është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. Dyshohet se vrasja ka si pistë hetimi një krim që babai i policit 28 vjeçar ka kryer vite më parë dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një hakmarrje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Asllan Cenalia, babai i viktimes, ka qënë polic në Has dhe më pas është zhvendosur në Fier, pra Asllani ka vrarë Sali Harhulla disa vite më parë.

Nga burmime mësohet se drejt Fierit me urgjencë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button