KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjashtë efektivë të lënduar mbërrijnë brenda 30 minutash në Traumë, njëri me dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull e hundë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar efektivët e policisë që kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës, me lëndime gjatë protestës.

Spahiu bën të ditur se në urgjencë kanë marrë trajtim 9 efektivë, 6 prej të cilëve kanë mbërritur brenda 30 minutash.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njëri prej tyre, 31 vjeç, ka pësuar dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë. Ministrja dënoi dhunën ndaj uniformave blu dhe shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor që po kujdeset për të lënduarit.

“Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar”, shkruan Spahiu në “Facebook”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button