KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjenden të pajetë tre shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, makina e tyre ishte fundosur në lumin Lepenc

Tre shtetas të Kosovës, të cilët rezultonin të zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës, janë gjetur të pajetë në Maqedoninë e Veriut, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u zbulua i fundosur në lumin Lepenc.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të tre banorë të Vushtrrisë. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, por familjarët humbën çdo kontakt me ta menjëherë pas largimit nga aeroporti.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë operacionit, automjeti me të cilin udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u gjet i fundosur në lumin Lepenc.

Reklama në FieriWeb

Sipas mediave maqedonase, pas nxjerrjes së automjetit nga lumi, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të përcaktuar se si automjeti përfundoi në lumë dhe për të zbardhur plotësisht ngjerjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button