KRONIKËSTAR CHANNEL
Gjendet e braktisur makina që përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Në kërkim drejtuesi i mjetit

Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë.
Sipas gazetares Lorena Kodra, raportohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën. Policia e cila ndodhet në vendngjarje, thotë se rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
Autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë. Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.