KRONIKËSTAR CHANNEL
Gjendet i vdekur brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vr*rë me armë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, pasi në Zall Mner, në rrugën “Shën Stefani”, është gjetur i pajetë brenda një automjeti shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz.
Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sakaq, grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e krimit.