KRONIKË
Gjendet një velierë e braktisur në det të hapur, dërgohet në portin e peshkimit në Sarandë
Foto ilustruese
Një velerierë është pikasur në det të hapur, 55 mije përballë Siçilisë, ndërkohë që brenda saj nuk ka pasur njerëz.
Mjeti lundrues është zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga një peshkarexhë.
Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, ndërsa pas gjetjes u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës.
Lidhur me këtë velierë që u gjet në det të hapur janë duke vijuar verifikimet.
Nuk përjashtohet mundsia e përdorimit të saj në ndonjë ngjarje kriminale, që lidhet kryesisht me trafikun e drogës.