Gjendet pa jetë në ambientet e një karburanti në Novoselë, 53- vjeçari.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Novoselë, ku shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, ka humbur jetën në ambientet e një karburanti ku po qëndronte. Policia dyshon se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë natyral. Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.