LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL
Gjesti shpallet fitues i BBVA4, rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

Spektakli final i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania përfundoi me emocione të mëdha dhe një përballje të fortë mes finalistëve. E para që u skualifikua ishte Egli, pas saj Laerti, duke lënë në skenën finale dyshen Rozana Radi dhe Gjesti.

Pas një gare të ngushtë dhe përkrahjes së madhe nga publiku, fitues i këtij edicioni u shpall Gjesti, djaloshi nga Kosova me emrin e vërtetë Besard Kelmendi.

Ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të spikatur dhe të komentuar gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.