EKONOMIFIERI YNË TV

Gjigandi turk i fotovoltaikëve vjen në Fier, projektet ambicioze të Fortis Energy për energjinë diellore në Shqipëri


Gjigandi turk i fotovoltaikëve “Fortis Energy” dhe dy kompanitë shqiptare “Eco Sun” e “Neon Energy” garantojnë një të ardhme të ndritur në kuptimin e parë të fjalës. Janë disa projekte ambicioze që janë prezantuar dhe një prej tyre e ka marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kompania “Fortis Energy” është themeluar në Turqi në vitin 2014 me fokus investimet në fushën fotovoltaike. Gati një dekadë më pas, kjo kompani është shndërruar ndër investitorët kryesor në Turqi për parqet fotovoltaike dhe zotëron plot 36 impiante, të cilat gjenerojnë fuqi totale të instaluar 227 MWp.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në një vit, këto impiante fotovoltaike prodhojnë 330,000,000 kWh energji. Investime të së ardhmes që i shndërrojnë fushat dhe shpatet e kodrave në burime energjie, duke zeruar kostot dhe harxhimet për bizneset por jo vetëm. Investimi fillestar garanton një rikthim të shpejtë të të ardhurave dhe shndërrimin e bizneseve në prodhues të mirëfilltë energjie.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Besimi dhe garancia se “Fortis Energy” është vërtet një kompani lider, ka bërë që vitet e fundit portofoli i investimeve të zgjerohet edhe në projekte eolike, hidrike dhe biogas.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
Disa nga projektet ne Turqi

Nevoja për t’u zgjeruar jashtë kufijve të Turqisë ka bërë që investitorët të hedhin sytë dhe nga Ballkani. Synimi është që të instalohen parqe fotovoltaike me impiante të instaluara 1,000 MWp.

Hapi i parë ishte në prill të vitit 2021, kur “Fortis Energy” u shpall fituese e tenderit për instalimin e impianteve me fuqi 80 MWp në Oslomej, Maqedoni e Veriut. Faza e zbatimit nisi në Maj te vitit 2022 në ish-minierën e qymyrit në Oslomej dhe ndërtimi përfundoi në Janar 2023.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Testimi ka përfunduar me sukses dhe në muajin mars impianti është vënë plotësisht në punë.

Parku fotovoltaik ne Maqedonine e Veriut

“Fortis Energy” është prezent në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë, me projekte në fazë studimi apo ndërtimi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Rumani, Mali i Zi dhe Kroaci, si dhe në Holandë.

Për t’u kthyer te Shqipëria, gjigandi turk i fotovoltaikëve që sot ka degën e vetë në vendin tonë, bashkëpunon edhe me dy kompanitë e tjera “Eco Sun” dhe Neon Energy”. Janë ndër më të suksesshmit dhe kjo është një garanci e fortë për të ardhmen dhe punën e tyre.

Projekti i ambicioz në fshatin Bashkim

“Fortis Energy” ka si synim që në Shqipëri të zhvilloje projekte të ndryshme me fuqi të instaluar totale 250-300 MWp, në dy vitet e ardhshme. Një nga këto projekte, i cili ka marrë edhe miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është edhe projekti me fuqi të instaluar 38.9 MWp në fshatin Bashkim, Fier. Ky projekte shtrihet në një sipërfaqe toke prej rreth 37 hektarë.

Nje nga projektet e miratuara dhe gati per zhvillim, Parku fotovoltaik ne Fier

Edhe pajisjet që do të përdoren në këtë projekt do të jenë nga kompanitë më prestigjoze në treg. Inverterat e markës “Sungrow”, e cila është markë lider në botë për prodhimin e inverterave. Ata kanë efiçencën dhe sigurinë më të lartë në treg, sepse durojnë edhe kushtet më ekstreme të motit duke siguruar prodhimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, edhe modulet fotovoltaike “Trina Solar” janë më të shitura në botë. Bëhet fjalë për modulet “BI-FACIAL”, të cilët arrijnë të përthithin çdo rreze dielli, duke garantuar prodhim të sigurt të energjisë.

“Eco Sun” dhe “Neon Energy”, çelësi i suksesit për “Fortis” në Shqipëri

Ekipi i inxhinierëve të kualifikuar dhe stafi profesionist është një tjetër element që garanton punën e “Fortis Energy”. Janë rreth 50 inxhinierë të fushave të ndryshme, 35 punonjës staf mbështetës, si juristë, ekonomistë dhe një ekip prej 330 punonjësish të kualifikuar për makineritë. Rasti i Maqedonisë së Veriut tregon më së miri stafin që ka “Fortis Energy”.

Pesëmbëdhjetë inxhinierë të kualifikuar të disiplinave të ndryshme dhe 150 punonjës të tjerë arritën të realizonin në kohë projektin në Maqedoninë e Veriut.

Projektet per ne Vaun e Dejes dhe ne Bulqize

Kompania e vendosur tashmë në Shqipëri, ka dhe një politikë miqësore me vendet ku ajo zhvillon veprimtarinë e saj. Drejtuesit kanë vendosur që në vendet ku projektohen dhe zbatohen projekte të caktuara fotovoltaike apo dhe eolike e të biogasit, 30% e stafit të jetë vendas.

Kjo, për t’i dhënë një impakt zhvillimit ekonomik në zonat ku zhvillohen projektet. Për të respektuar rregullat dhe standardet më të larta teknike në Shqipëri, gjigandët turk kanë zgjedhur dy kompanitë shqiptare “Eco Sun” dhe “Neon Energy” për shërbimet e Konsulencës dhe Projektimit.

“Eco Sun” dhe “Neon Energy” i kanë ofruar shërbimet e veta kompanisë “Fortis Energy” dhe falë stafit të tyre dhe profesionalizmit të lartë në projektim e konsulencë, ka qenë çelësi i suksesit për “Fortis Energy” në vendin tonë. Vetë kompania shqiptare “Neon Energy” krahas shërbimeve për “Fortis”, zotëron dhe një licensë për ndërtimin e një parku fotovoltaik me fuqi të instaluar 22.6 MWnë fshatin Bashkim, Fier.

Me fokus parësor në projektet e energjisë së rinovueshme nga dielli, “Eco Sun” është e përkushtuar për ofrimin e zgjidhjeve inteligjente dhe koherente që do të fuqizojnë të ardhmen energjitike të botës. Kompania ofron vizita dhe shërbime në terren për të definuar përshtatshmërinë për zhvillimin e projekteve fotovoltaike, si dhe gjetjen e terrenit të përshtatshëm, në pamundësi të investitorëve.

Ekipi i specializuar i “Eco Sun” ofron konsulencë për të ndjekur të gjithë hapat ligjorë dhe teknikë për marrjen e lejeve dhe licencave të nevojshme për ndërtimin e parkut fotovoltaik si:

  • Aplikim për opinionin paraprak per pikën e lidhjes në OST/OSSH
  • Aplikim për miratimin paraprak nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë
  • Aplikim për miratimin përfundimtar për piken e lidhjes në OST/OSSH
  • Aplikim për opinionin nga agjencitë mjedisore për miratimin e projektit
  • Aplikim për miratimin përfundimtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Aplikimin për lejen e ndërtimit të parkut fotovoltaik

“Eco Sun” Albania ka bashkëpunime me prodhuesit kryesorë në fushën fotovoltaike që janë në treg prej vitesh. Falë përkushtimit ndaj ofrimit të cilësisë së lartë, klientët janë të siguruar për funksionimin afatgjatë, produktivitetin, dhe rendimentin maksimal të projektit të tyre.

Related Articles

Back to top button