KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjiri i Gramës, Karaburun – Dy turistë kanadezë humbin rrugën, shpëtohen nga Policia Kufitare

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, dy turistë kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën malore të Karaburunit, humbën orientimin dhe kërkuan ndihmë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, u organizua ndërhyrja nga Policia Kufitare Dhërmi, e cila u nis me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në një terren të vështirë dhe në errësirë të plotë. Rreth orës 24:00, ata arritën të lokalizonin dhe gjenin dy turistët, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe u bashkuan me grupin e tyre, duke shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb

Policia Kufitare e Vlorës konfirmon angazhimin e saj të pandërprerë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve në çdo cep të territorit shqiptar.

Related Articles

Back to top button