KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjirokastër/ Operacion kundër pasurive të krimit të organizuar – Vihet sekuestro mbi pasuri të shumta të një 45-vjeçari të dyshuar për trafik dr*ge

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka finalizuar një operacion të suksesshëm kundër pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të një procedimi pasuror të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, është vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që vepron në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Një lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;
  • Një ndërtesë dykatëshe me papafingo (393.3 m² truall, 131.1 m² ndërtim), në fshatin Valare;
  • Një ndërtesë tjetër dykatëshe, me sipërfaqe 235 m², në po të njëjtin fshat;
  • Një truall i destinuar si servis makinash, me sipërfaqe 1216 m² dhe ndërtim 276 m², në lagjen “Grehot”;
  • Një ndërtesë-lokal prej 30 m², gjithashtu në lagjen “Grehot”;
  • Një automjet tip “Audi Q7”;
  • Si dhe 8 automjete të tjera, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të cilat po punohet për identifikimin dhe sekuestrimin e plotë.
2

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

1

Related Articles

Back to top button